I bllokohen 1.5 mln euro ish-zyrtarit të Legalizimeve  

Postuar në 01 Gusht, 2019 11:06

1.5 milionë euro llogari bankari i janë sekuestruar një ish-zyrtari të Agjencisë së Legalizimeve, para që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme.

Një njoftimin e saj policia nuk ka dhënë më shumë detaje për identitetin e tij, por  thotë se zyrtari në fjalë ka qenë ish - punonjës i administratës shtetërore në vitet 2006 – 2011.

Sipas policisë, kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Gjithsesi ndaj zyrtarit nuk është komunikuar ndonjë masë arresti, pasi hetimet janë në kuadrin e dyshimeve për pastrim parash, përmes investimeve në pasuri të  paluajtshme.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.