Opozita ndryshon kurs, Rama pjesë e zgjidhjes

Opozita është duke kërkuar një marrëveshje me kryeministrin Rama ku garant të jenë ndërkombëtarët. Këtë e ka zbuluar një prej krerëve të partive të vogla opozitare që ka mbështetur deri më tani qëndrimet e Bashës dhe PD-së. Dashamir Shehi i LZHK-së është shprehur pro një zgjidhje që e nxjerr opozitën nga linja radikale që kishte si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës.
“Rama, Basha me ndërkombëtarët, sigurisht që ata duhet të jenë garantët e kësaj pune. Ne e dijmë që e gjitha kjo kalon përmes një marrëveshje të madhe politike, por që të bëjmë zgjedhje për të larë gojën , unë gjykoj se nuk ka ndonjë vlerë”- thotë Shehi për Tv Klan.
Lidhur me idënë për mbajtjen e zgjedhjeve të trefishta në 13 tetor, datën e dekretuar nga presidenti Meta, Shehi thotë se është një propozim që mund të vkejë vetëm për zgjedhjet lokale
“Zgjedhje administrative edhe mund të bëhen, përsa u përket zgjedhjeve politike është tjetër gjë, ndërsa për zgjedhje për president duhet të ndryshohet kushtetuta. Unë gjykoj që data 13 Tetor është e papërshtatshme”-shton kreu i LZHK-së.
Manovër 180 gradë e opozitës që nga kushi i panegociueshëm Rama Ik, tani është në kërkim të një marrëveshje ose të një 17 maji të dytë.
Add new comment