Ndahet nga jeta "Zhaku i Fierit": Jetoi në një Ferr mbi Tokë...
Raportohet se Zhaku i Fierit, një nga dy luanët që u zhvendosën në Hollandë për t’i shpëtuar një lloj Burreli zoologjik, ku hyn dhe nuk del, ka vdekur. Ose ka ngordhur me standardin persekutues të shqipes. Top-Channel ka sjellë njoftimin e qendrës Felida në Hollandë që ka përcjellë me dhimbje ndarjen nga jeta të një krijese të pafajshme që u kap në kurthin e vdekjes në Fier të Shqipërisë. Për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara.
Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju.
Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë gjetën se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar. Gjendja e tij u konfirmua muajin e kaluar gjatë një kontrolli mjekësor. Pavarësisht nga ky lajm, ne shpresonim për t’i mundësuar Zhakut për të jetuar një jetë të mirë me ndihmën e ilaçeve.
I dashur Zhaku, do të kishim dashur të të jepnim më shumë. Ne donim të të jepnim një jetë të mirë. E meritoje aq shumë pas gjithë atyre viteve vuajtje. Ne shpresojmë që ti të jesh i kënaqur me diellin, rërën, barin dhe qetësinë gjatë qëndrimit tënd të shkurtër me ne. U prehsh në paqe!
shkruan në njoftimin e vet kjo qendër.
Ndoshta Zhaku meriton një përkujtimore në Fier, një mbishkrim, një fjali: Zhaku, ndjesë për të mos harruar kafshërinë njerëzore mbi kafshët e pafajshme.
Comments
Pronari i ketij burgu ku
Pronari i ketij burgu ku qendroi Zhaku duhet trajtuar dhe mbyllur ne te njetin kafaz sic veproi mbi te, te pakten nje jave.
Pjelle e poshter.
Add new comment