Ky është fatkeqësi edhe me standardet e një socialisti të thjeshtë

Postuar në 18 Qershor, 2019 22:59

Një situatë si kjo e tanishmja është ideale për ata politikanë që  duan të bëjnë karrierë, të evidentohen ndryshe apo edhe të parlajmërojnë ndryshimin. Por lexoni se çfarë thotë z. Veliaj, kryebashkiak i Tiranës dhe kandidat për të drejtuar Partinë Socialiste:

Kur ata sulmojnë Fatmirin, s’e kanë me Fatmirin; kur sulmojnë Edi Ramën, s’e kanë me Edi Ramën; kur sulmojnë Blerinën, s’e kanë me Blerinën; kur sulmojnë kryetarin e Bashkisë, s’e kanë me kryetarin e Bashkisë. E kanë me produktin e punëve tona!

Do të thotë se e kanë me Reformën në Drejtësi, me reformën në Shëndetësi, me reformën në Arsim, me reformën që modernizon Shqipërinë dhe nuk i lë më rrugët e vjetra të tyre që të manipulohen, të zaptohen, keqpërdoren.

U kemi prishur terezinë, s’e kanë personale ata, por ama nëse puna jonë rezulton që Shqipëria ka më shumë rend, ka më shumë drejtësi, ka më shumë meritë, ata nuk funksionojnë dot në këtë lloj ambienti ku ka meritë, respekt, ligj

Ku është kjo punë, ku është kjo meritë, ku është zbatimi i ligjit? Ku është modernizimi? Pse nuk po e rrokim dot, si vallë shqiptarët duan të ikin në masë nga kjo Shqipëri?

Por këto janë pyetje që nuk hyjnë në kokën e këtij kllouni bajat në lojën e tij që nuk ndryshon. Në regjistrin banal demagogjik të socialistit që e ndan Shqipërin në “ata” dhe “ne”. Është fatkeqësi ky individ edhe me standardet e asaj partie, pasi në fund të fundit ndër vite në atë parti kemi parë të paktën konkurencë edhe në oratori, ligjërim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.