Në sulm frontal ndaj Ilir Metës, Xhafaj e Majko refuzojnë shkarkimin
Edi Rama po përshkallëzon sulmin ndaj Presidentit Ilir Meta duke e akuzuar si ideatorin e gjithë lëvizjes së opozitës për të djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet. Ndaj presidentit, Rama artikuloi edhe një akuzë të rëndë, duke e quajtur antieuropian, teksa deklaroi nga Pusteci se kishte sqaruar gjithçka me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Në fakt presidenti më shkruaji dhe u sqaruam lidhur me këtë deklaratë, por ka një dallim të rëndë, për të ardhur keq për ne, presidenti i Maqedonisë së Veriut është pjesë e përpjekjes së popullit të tij për të bindur vendet anëtare dhe Këshillin Evropian se duhen çelur negociatat, preridentit i Shqipërisë është pjesë e përpjekjes së kundërt, për të krijuar një dyshim që të kthehet në bindje tek ata që duhet t’i bindim, se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave. Një plan ku ai është koka, se bashku me Sali Berishën, ku Lulzimi dhe fallxhorja janë marionetat e tyre, na bën të na vijë zor e të ndihemi të gjithë të sëkëlldisur, është diçka që Shqipëria nuk ia ka borxh Ilir Metës”- deklaroi Rama.
Deklarata të tilla vijnë nga një Individ që ka bashkëqeverisur ngushtë me Ilir Metën, madje koalicionin me të e quajti Aleanca për Shqipërinë Europiane , ku shpikën edhe funksionin bashkëkryetarë. Qeverisja matet me akte dhe nëse Ilir Meta ka punuar kundër integrimit të vendit, bashkëautor është edhe zotëria në fjalë që nuk u mjaftua me bashkëqeverisjen por e zgjodhi me unanimitet President.
Tani zoti Rama po mbledh firmat për shkarkimin e tij dhe siç raporton Tv Klan 55 deputetë kanë nënshkruar me përjashtim të Pandeli Majkos dhe Fatmir Xhafajt që refuzuan të hedhin firmën mbi dokumentin që u vuri në tavolinë Taulant Balla.
Add new comment