Kryeministri shqiptar po humbet mbështetjen në Berlin dhe në Bruksel
Zhvillimet politike në Shqipëri i ka komentuar në një intervistë pr Deutusche Welle, korrespondentini gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, Matthias Rüb.
Në komentet e veta për situatën, gazetari në fjalë thotë se dekreti shfuqizues i datës së zgjedhjeve është kushtetues, se zgjedhjet pa opozitën në këtë moment nuk do të ishin të pranueshme dhe se për qeverinë shqiptare tashmë ka edhe një problem tjetër:
Për kryeministrin Rama është një problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me Brexit. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës
shprehet ai.
Humbja e mbështetjes në Bruksel është goditje për z. Rama edhe për arsye se te kjo levë ai i mundësonte vetes manovrat deklarative në politikën e jashtme pa marrë kosto. Nga ana tjetër gazetari në fjalë shikon se në Shqipëri nëse nuk arrihet kompromis do të shkohet drejt dhunës, një mesazh dhe lexim ky që ka rëndësi për qeverinë teksa lexohet nga audienca gjermane. E qartë është se në Gjermani ka një segment të politikës që e ka bllokuar z. Rama dhe nuk do të dëgjojë arsyet e tij, duke e vënë nën akuzë për shumëçka.
Add new comment