Pazari me rusët u mbyll, rrezikon sanksione nga SHBA
"Nuk po them se do të blejmë nga Rusia S-400, po them që Turqia tashmë i ka blerë ato. Kjo është një punë e kryer "-deklaroi Erdogan teksa këmbënguli se sistemi i mbrojtjes raketore do të dorëzohet muajin e ardhshëm.
Presidenti turk tha se kishte shpresë në tejkalimin e problemeve me SHBA në lidhje me avionët luftarakë F-35 që Turqia kërkon të blejë nga SHBA, temë që do të diskutohet në takimin mes tij dhe homologun amerikan Donald Trump në fund të qershorit.
Ditët e fundit me një rezolutë ndërpartiake, Dhoma e Përfaqësuesve i dërgoi një mënyrë të qartë mesazhin Turqisë se "Kongresi nuk ka ndërmend të mbetet një spektator pasiv përballë mundësisë së marrjes të sistemit rus S-400, duke paralajmëruar se një zhvillim i tillë do të sillte"pasoja serioze"
Në deklaratën e përbashkët theksohet se ligji (CAATSA) parashikon sanksione" për çdo person që kryerjen transaksioneve me rusët në fushën e mbrojtjes dhe informacionit". Në të njëjtën kohë, SHBA dhe Polonia nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Presidenti Trump lajmëroi blerjen e rreth 30 avionëve luftarak F-35 nga Polonia, ndërsa Shtëpia e Bardhë përshëndeti homologun e tij polak Andrzej Duda.
Add new comment