Mbrojtje anglisht e shkeljes së KQZ-së për vlefshmërinë e dekretit të Presidentit
Qeveria e z. Rama ka ndërmend të stabilizojë situatën politike përmes Kushtetutës dhe jurisprudencës. Së fundmi po qarkullon një material në anglisht që trajton dhe analizon aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve , që thuhet se u është dërguar ambasadave të ndryshme.
Nëse lexon materialin që është një renditje dhe asryetim i vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aty vëren lehtësisht nivelin e juristëve të PS-së, apo atyre që mbrojnë qëndrimin e saj përmes një kontradikte flarante.
I gjithë materiali në fund konkludon dhe mbron vendimin e KQZ-së duke bërë një sofizëm banal.
Së pari se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, pra aktet e tij duhen konsideruar nul.
Së dyti se dekreti i parë, pra ai për caktimin e datës së zgjedhjeve ka prodhuar pasoja dhe nuk mund të zhbëhet.
Së treti se sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dekretet e Presidentit për zgjedhjet mund të shqyrtohen ose nga Kolegji Zgjedhor, ose nga Gjykata Administrative.
Dokumenti mbron një procedurë që nuk mbrohet dhe që ka prishur burimin e legjitimitetit për zgjedhjet.
Nëse GjK ka vendosur se ku shqyrtohen dekretet, atëherë kjo është taksative. Në material thuhet se Kodi Zgjedhor parashikon se Kolegji Zgjedhor vihet në lëvizje pasi çështja është ezauruar në KQZ. Këtu është shmangur Gjykata Admiistrative vetëm për çështje afatesh.
Edhe nëse është kështu, KQZ-ja nuk ka asnjë tagër të vlerësojë dekretin, pasi përndryshe do të duhet që me kërkesë të një pale të interesuar të vlerësonte edhe dekretin e parë të Presidentit. E kundërta është e vërtetë. KQZ vetëm e zbaton dekretin. Dhe për këtë shprehet me vendim.
Edhe sikur të ecim me llogjikën e mësipërme, sërish vendimi i KQZ-së do të ankimohej në Kolegjin Zgjedhor dhe që këtu merrte fund çështja. Përse atëherë KQZ-ja ndërmori një vendim në shkelje të kompetencave të veta?
Është e dyshimtë edhe mbrojtja anglisht që po i bëhet një akti të tillë, kur pocedura e kishte të zgjidhur atë. Ose kemi të bëjmë me një marrëzi të dikujt që vepron nën frikën e një kryeministri tekanjoz, ose kemi të bëjmë me këshilltarë të këqinj, ose këtu ka një axhendë që synon të minojë çdo gjë dhe të çojë vendin drejt një konflikti artificial me synim shtyrjen e disa proceseve që për hir të rregullave që vendosen, herët apo vonë do preknin të gjithë politikanët kryesorë në vend.
Add new comment