Vizitë blic e Stoltenberg të dielën në Tiranë
Në Tiranë vjen të dielën e 2 Qershorit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjatë vizitës blic në Shqipëri. Stoltenberg do të takohet me presidentin e vendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes Olta Tzaska. Në 15.20 është planifikuar të të mbahet konferenca për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë.
NATO dhe Shqipëria bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në reformimin e sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, duke mbështetur reformat e gjera demokratike dhe institucionale, siç raportohet në faqen e internetit të Aleancës.
Në prill 2008, Shqipëria u ftua për të filluar bisedimet e pranimit në Aleancë. Protokolli i anëtarësimit u nënshkruan më 9 korrik 2008, ndërsa zyrtarisht vendi ynë u bë anëtar i NATO-s më 1 prill, 2009. Vizita e Stoltenberg vjen pas incidentit në Letoni, ku humbën jetën dy ushtarakët Zarife Hasanaj dhe Klodjan Tanushi gjatë një operacioni çminimi të NATOS-s, për të cilin nuk u dhanë detaje.
Kalimi nga Tirana i Stoltenberg i paraprin mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) të NATO-s, që do të mbahet në Shkup në 2 dhe 3 qershor me ftesë të autoriteteve të Maqedonisë Veriore. Këshilli i Atlantikut të Veriut është organi kryesor vendimmarrës politik brenda NATO-s.
Add new comment