Donald Tusk caktohet koordinator në negociatat për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të BE-së
Donald Tusk, aktualisht Kryetar i Këshillit të BE-së është ngarkuar me detyrën e seleksionimit të kandidaturave për drejtimin e institucioneve kryesore të unionit.
Drejtuesit kryesorë të qeverive anëtare të BE-së kanë kërkuar nga Tusk që të konsultohet me Parlamentin Europian dhe kryeministrat përkatës për këtë proces për shkak se zgjedhjet e fundit europiane nuk rezultuan me një shumicë të qartë.
Polaku Tusk duket se gëzon mbështetje shumë të madhe dhe besim nga shumica e drejtueve politikë të vendeve anëtare, pasi edhe kancelarja Merkel ka deklaruar se ai do të ketë rol koordinues.
Merkel ka zbuluar se Partitë Popullore Europian kanë propozuar kroatin Andrej Plenkoviç dhe letonezin, socialistët kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe atë portugez Antonio Costa, ndërkohë që liberalët do të përfaqësohen në negociatat e drejtuara nga Tusk me belgin Charles Michel dhe kryeministrin hollande Mark Rutte.
Emrat e parë do të zbardhen pas samitit të qershorit.
Add new comment