Përparimi i deteve mund të zhvendosë 187 mln njerëz
Në një përfundim dramatik ka arritur një studim i ri, sipas të cilit niveli i deteve pritet të rritet më shumë se sa pritej në nivel global, për shkak të përshpejtimit nga shkrirja e akujve në Groenlandë dhe Antarktidë.
Pikëpamja që mbizotëronte ishte se niveli në dete do të rritet me një metër maksimumi deri në vitin 2100. Megjithatë, studimi i ri, bazuar në opinionet e ekspertëve, raporton se niveli mund të jetë rreth dy herë më shumë.
Kjo mund të çojë në zhvendosjen e qindra miliona njerëzve, thonë autorët e raportit. Shumë qytete të mëdha bregdetare, dhe ishuj duhet të jenë të përgatitur për mundësinë alarmante që niveli i detit të kapërcejë edhe dy metra. Ndonëse ka 5% shans të ndodhë deri në fund të këtij shekulli, shkencëtarët paralajmërojnë se mund të ketë "pasoja të rënda për njerëzimin". https://www.pnas.org/content/early/2019/05/14/1817205116
Pasojat
Studiuesit nga britanik Universiteti i Bristolit të udhëhequr nga Profesor, Jonathan Bamper publikuan një njoftim në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave (PNAS), sipas të cilit rritja e nivelit të ujit mund të arrijë në gati 2 4 metra deri në vitin 2100.
Rreth 1.790.000 kilometra katrorë të tokë mund të mbulohen nga uji - një zonë përafërsisht sa Libia - dhe deri në 187 milionë njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë dhe bizneset e tyre. Zona si delta e Nilit në Egjipt dhe Bangladeshi do të kërcënohen, por edhe qytete si Londra, New York-u, Los Angeles, Rio de Janeiro dhe Shangai.
"Nëse shohim diçka të tillë në 80 vitet e ardhshme, duhet të presin një kolaps në shkallë shoqërore të paimagjinueshme"- thotë Bamper. "Shumë shtete të vogla ishullore, veçanërisht ato në Paqësor, do të bëhen në të vërtetë të pabanueshme. Ne po flasim për një kërcënim ekzistencial për këto vende"
"Kriza e refugjatëve sirian ka rezultuar në rreth një milion njerëz për të ardhur në Evropë. Kjo shifër është gati 200 herë më e vogël se ato që do të vërshojnë nga një rritje prej dy metrash e nivelit të detit"-shtoi ai. Studiuesit arritën në këtë përfundim bazuar në vlerësimet e 22 shkencëtarëve sesi mund të reagojnë disa zona ndaj ndryshimeve të ardhshme klimatike.
Add new comment