VOA: Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA (Video)
Zëri i Amerikës tha sot se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i është refuzuar viza nga ambasada amerikane dhe se ai është një nga 170 zyrtarët që janë në listën e “zezë” të Departamentit të Shtetit. Zëri i amerikës nuk dha detaje por theksoi se refuzimi i vizave vjen si masë ndëshkimore ndaj zyrtarëve të korruptuar.
E ftuar në studio Monika Kryemadhi mohoi të kishte dijeni, por nuk përjashtoi që kjo masë ndaj Vasilit të ishte marrë.
"Nuk besoj se i është refuzuar viza zotit Vasili. Po t’i ishte refuzuar zotit Vasili viza. Ai ka qenë vjet në SHBA.Nëse ka njeri pa probleme, ai është zoti Vasili. Megjithatë unë nuk e ve dorën në zjarr as për fëmijët e mi as për bashkëshortin tim. Por mos harrojmë vetëm një gje; Zoti Vasili ka qenë një nga bashkëpuntorët më të ngushtë me zotin Lu përsa i përket reformës në drejtësi dhe ka qenë një nga njerëzit i cili ka nxitur përfundimin e komisionit Ad Hoc të reformës në drejtësi në Shqipëri”
Add new comment