Rudina Hajdari, pjesë e ekipit qeveritar? (Foto)
Rudina Hajdari, e konsideruar nga mazhoranca si drejtuese e opozitës së re parlamentare, e përfshirë së fundmi edhe si bashkëkryetare me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore duket se i ka më të thella se kaq lidhjet me qeverinë Rama.
Disa foto që kanë mbërritur në redaksinë e gazetës nga një lexues i ResPublica e tregojnë zonjushën Hajdari të jetë pjesë e një ekipi qeveritar që përbëhet nga zyrtarë të kabinetit Rama dhe deputëtë socialistë, duke nisur nga zv/ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ish-zv/kryeministrja Senida Mesi. Pamjet janë fiksuar pak minuta para nisjes jashtë vendit nga aeroporti i Rinasit.
Pa mohuar lidhjet miqësore që deputetja e PD-së mund të ketë me funksionarë të mazhorancës aktuale, ajo që bashkon profilet e personave në fjalë dhe në veçanti të zonjës Hajdari me zv/ministrin e jashtëm Etjen Xhafaj është profilizimi i tyre në fushën e Marrdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave Politike, pa harruar këtu orientimin që zoti Xhafaj dhe zv.kryeministrja Mesi kanë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe konsulencën e biznesit.
Zoti Xhafaj është nga prurjet e reja të qeverisë Rama, zgjedhje e drejtëpërdrejtë e enturazhit të tij, i katapultuar në Ministrinë e Jashtme me një rol të shtuar në Samitin e fundit të Diasporës. Ai është një nga personazhet e financuara me bursë shtetërore nga qeveria Rama sipas të dhënave të publikuara nga Open Data. Gjithsesi fotot e tregojnë zonjën Hajdari komode në shoqërinë e ekipit qeveritar, axhenda e të cilit për momentin mbetet e panjohur.
Add new comment