Përgjimi nuk është provë? Në emër të një përgjimi fitoi katër viktima më 21 janar 2011
Dëgjoni se çfarë thotë kryeministri Edi Rama në konferencën e djeshme lidhur me përgjimet për dosjet 339 dhe 184 që implikojnë vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës dhe në Dibër. Dëgjoni dhe shikoni sesi ky njeri bën penalistin përpara shqiptarëve duke shpjeguar se përgjimi nuk është provë:
Pra të gjithë ata që thonë se Vangjush Dako është i implikuar nuk kanë asgjë si provë kundër tij, por thjesht një përgjim. Zoti Rama nuk ka mohuar që aty del Dako. Por ai ka siguruar kështu ish-kryebashkiakun e Durrësit se për të nuk do të ketë Burg. Sepse Përgjimi nuk është provë. Kur u bë kaq qerrata ky kryeministër di ta thotë njeri? Pyesim për arsye se pak vite më parë, konkretisht 8 vjet më parë, i njëjti njeri çoi vendin në konflikt vetëm në bazë të një përgjimi, mbi të cilin atëherë mori atributet e një gjykatësi të popullit. Dëgjojeni se çfarë thotë ky farë njeriu politik për videon Meta – Prifti, e cila edhe ajo iu nënshtrua një hetimi prej nga ku rezultoi bash kjo që na thotë sot z. Rama: ASGJË.
E megjithatë ne pamë atë që pamë dhe dëgjuam atë që dëgjuam. Kaq i mjaftonte asokohe zotërisë për të fituar katër viktima dhe mandej mes tyre edhe zgjedhjet. Edhe ato me shtrëngim dore me atë të cilit i bënte gjyqin në janar 2011. Ka vetëm një epitet për këtë qenie që përmbush çdo tension gastrointestinal: Puro socialist.
Add new comment