Kurz kundër 1000 rregulloreve të BE-së: Nuk kemi nevojë të na mësojë Brukseli si bëhet një biftek

Postuar në 13 Maj, 2019 15:56

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka provokuar reagime të shumta me deklarimet e veta për eliminimin e rregulloreve të Bashkimit Europian. Në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Ostrreich” se është arritur kulmi me marrëzinë e rregulloreve të BE-së dhe rregullave që imponohen nga Brukseli. Kurz ka shpallur si synim eliminimin e 1000 rregulloreve të BE-së, si p.sh rregullat e paneovjshme mbi biftekët dhe patatet e skuqura franceze me anë të të cilave BE-ja përcakton sesi duhet të duken këto ushqime.

Askush nuk ka nevojë për Bruskelin që të përshkruajë sesi duhet të përgatisim biftekun

ka thënë Kurz duke shtuar në kuadër të këtij ilustrimi se “projekti europian i paqes po bëhet përherë e më shumë një hapësirë e tendosur burokratike”.

Opozita austriake ka deklaruar se kancelari është kundër BE-së por në fakt kritikat e Kurz janë realiste pse janë artikuluar më herët edhe në vende të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.