Oferta për t'u refuzuar
Opozita ka prezantuar sot në një takim publik atë që e ka quajtur Platforma për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, në të cilën janë përfshirë edhe Detyrat e Qeverisë Tranzitore. Në ndryshim nga viti 2017 kur Marrëveshja u arrit me dyer të mbyllura, kësaj radhe PD-ja dhe aleatët e saj kanë bërë një prezantim të hapur me disa gazetarë përballë të cilët kanë bërë edhe vërejtje.
Për platformën në vetvete mund të ketë shumë vërejtje, qoftë edhe për faktin se imponon detyra teorike për një qeveri tranzitore pa përcaktuar kuadrin ligjor referues, por megjithatë ajo duhet lexuar për atë që është: një propozim publik ndërmjetës për lëvizjen e vendit nga kriza.
Kryetari i PD-së Basha e cilësoi atë si platformë për krijimin e kushteve për zgjedje të lira dhe të ndershme dhe asgjë më shumë. Duke lënë dyshime për dy gjëra: së pari për programin e Opozitës si alternativë ndaj qeverisë dhe së dyti për idenë e një reforme kushtetuese që është sugjeruar këto kohë. Janë angazhime publike të PD-së dhe LSI-së.
Dy aspekte pozitive të aktit të sotshëm do të ishin: së pari, transparenca dhe zyrtarizimi i një propozimi për kryeministrin Rama që shpesh thotë: Kur do flasim? dhe së dyti, fakti se me këtë platform Opozita deklaron prerë se ajo është për zgjedhje dhe jo kundër saj.
Ajo çfarë nuk siguron sot kjo platformë është mundësia se nesë nuk do bashkëqeverisjet me Edi Ramën, pasi askush nuk mund të parashikojë rezultatin e zgjedhjeve qofshin këto edhe sterile në pikëpamje të ndershmërisë. Nga ana tjetër nëse z. Rama pranon këtë dokument do të pohonte se qeveris si hajdut votash, çka vështirë se do pranohet.
Add new comment