Ti kishe veshur ato atletet!

Postuar në 29 Prill, 2019 18:28

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka përcjellë sot disa “lajme” nga takimi i Berlinit. Në përpjekjen sfilitëse  të bëjë lajm aty ku në fakt nuk ka ndonëse takimi duhet pasqyruar, Agjencia ka vënë në punë të gjitha aftësitë e “kimisë së informacionit” për të nxjerrë diçka nga takimi Merkel-Rama. Që ka qenë protokollar.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj. Kryeministri falenderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve

shkruan ATSH.

As tituj për premtime për negociatat. Asgjë. Edhe pse duhet thënë se zotit Rama asksush nuk ja ka përmendur krizën politike dhe kjo nuk është pak. Nëpër qoshet e uebit duken edhe titujt me Spiropal dhe Cakaj që thonë se Gjermania lë kokën për Ne. Pra Lajm nuk ka. E kemi fjalën nga ato lajmet me pesë yje, për tituj që qarkullojnë e bubullojnë. Por ky pretendim është paradoksal, sepse në fakt çfarë lajmi do prodhojë takimi i një kancelareje me kryeministrin e një vendi që ka kryer me sukses reforma epokale? Thjesht fotografi për revista dhe lajme korridoresh. Punët janë në rregull...

Pak ditë më aprë zoti Rama ishte edhe në një takim tjetër të rëndësishëm, në Koraci ku Kina ndau ca miliarda për projekte të ndryshme. Zoti Rama arriti të hiqte doganën për vajin e ullirit, mjaltin dhe djathin. Nuk janë pak sigurisht, por si vështirë të quhet ndonjë arritje serioze.

Ky është një problem serioz. Lajm politika prodhon kur arrin marrëveshje, pra kur ka produkt. Duket se z. Rama – kuptohet edhe për faktin se drejton një vend shumë interesant por në mënyrën e vet – e ka të vështirë këtë gjë. Ndaj nisur nga këto dy raste të fundit ku firmosi për djathin, mjaltin dhe vajin e ullirit dhe kur mesa duket ka shkruar me telefon njoftimin nga takimi me Merkel, mirëkuptohet halli i madh që e çoi te përdorimi i aleteve nëpër takime dhe samite.

Ndaj t’i kishte veshur edhe kësaj radhe që të nxirrte ndonjë titull. Ose ka bërë diçka dhe nuk na e thotë sepse do ta ruajë si armë kundër opozitës të cilën e lufton me rrjete sociale.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.