Parlamenti i Portugalisë njeh Genocidin Armen
Parlamenti i Portugalisë ka votuar më datë 27 prill që të njohë Genocidin Armen, term që përmbledh një seri ngjarjesh tragjike të vitit 1915 në ish-Perandorinë Osmane.
Rezoluta e miratur thekson se: shfarrosja sistematike nga autoritetet otomane drejtuar ndaj pakicës armene në territorin e vet është konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar i historianëve si genocidi i parë i shekullit të 20-të”.
Sipas dokumentit të miratuar me shumicë votash thuhet se përkujtimi i kësaj ngjarjeje duhet të shërbejë si mësim për kohën tonë, sepse “është thelbësorë të kujtohen tragjeditë e së shkuarës”.
Vitin e kaluar Genocidin e njohën edhe Austria me Gjermaninë, ndërkohë që rruga e Turqisë drejt anëtarësimit në BE është mbyllur thuajse përfundimisht. Përkundrejt këtij vendimi ka reaguar Ministria e Jashtme e Turqisë që e ka cilësuar atë të pambështetur teksa ka përsëritur qëndrimin se ndaj armenëve nuk ka patur genocid.
Comments
1915*
1915*
Add new comment