Kryesia e PS-së: Data e zgjedhjeve nuk negociohet

Postuar në 24 Prill, 2019 23:27

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur sot të mos negociojë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Në një dalje pas mbledhjes, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, deklaroi se koalicioni opozitar nuk kushtëzon dot asgjë dhe se për zgjedhjet janë regjistruar 42 subjekte. 

Sot mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. PS-ja nuk negocion për zgjedhjet.Zgjedhjet janë më 30 qershor dhe Partia Socialiste ka vendosur të marrë pjesë si subjekt politik. Ne diskutuam sot për kandidatët më të mirë që mund të kemi për secilën bashki të vendit. Deri më 13 maj do të dalin edhe koalicionet e plota dhe kandidatët për kryetarë të bashkiv. 
Janë shumë subjekte politike që kanë hyrë në garë me ne. Janë 42 parti të tjera të regjistruara. Ata që kanë braktisur zgjedhjet, nuk janë opozita e vendit, por disa parti që kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje. PD-ja, LSI-ja dhe parti të tjera, për turp të tyre nuk hyjnë në zgjedhje duke lënë mbështetësit e vet rrugëve. Hera e parë që ndodh. Keqardhje e madhe dhe turp për ato parti

tha ajo. 

Pak ditë më parë kreu i misionit të OSBE-së Borchard la të hapur mundësinë e diskutimit për shtyrjen e zgjedhjeve, ndonëse e konsideroi atë si proces të ndërlikuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.