Dëshmi mbi policinë e L..leshit
A i ka luftuar vërtetë policia e zotit Rama bandat kriminale?
Kjo është një pyetje me shumë të panjohura që kanë lindur pikërisht nga dëshmitë e vetë të kërkuarve apo bashkëpunëtorëve të tyre. I pari që tregoi si u tall dhe solli vërdallë policinë e shtetit për më shumë se 2 vjet ishte Kelmend Balili, i etiketuar si Eskobar i Ballkanit.
Ai zbuloi se fshihej sa në Stjarr apo në fshatrat e Gjirokastrës, duke mbajtur vetëm një kapele në kokë madje kishte rastisur edhe në një lokal me policinë, e cila sipas tij nuk kishte arritur ta identifikonte.
Këtë Balili e ka rrëfyer vetë, siç pasqyrohet në fragmentin si më poshtë.
Një dëshmi tjetër që ekspozon shtetin rondele të Edi Ramës është ajo e të penduarit të grabitjes së Rinasit, Alkond Bnegasi sipas asaj që ka zbardhur Balkanweb. http://www.panorama.com.al/zbardhet-deshmia-i-penduari-tregon-dreken-me-admir-muratajn-ishte-me-dajen-dhe-tanin-me-kerkuan/. Ai thjesht konfirmon se i shumëkërkuari Admir Murataj i akuzuar dhe i shpallur në kërkim për të paktën 3 grabitje të tjera me armë, dy në rrugën e Rinasit dhe në në një bankë të nivelit të dytë lëvizte i lirë, madje pa ndonjë siklet se kërkohej nga policia. Ja se çfarë thotë Bnegasi në dëshminë e tij:
Shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje
Sigurisht që si Balili ashtu dhe Murataj kanë qenë gjithmonë një hap për të mos thënë disa hapa përpara policisë, e cila së fundmi është specializuar për hedhjen e gazit lotsjellës në turmat e protestuesve, por asnjëherë e aftë apo e gatshme të bëjë punën që i takon. Thjesht ka fituar nuhatjen për t’u bërë vegël politike e pushtetit të radhës, thënë ndryshe Polici e L..leshit.
Add new comment