Fake news nga koalicioni opozitar!

Postuar në 23 Prill, 2019 18:54

PD formalizoi sot atë që e quajti koalicioni opozitar për zgjedhjet e ardhshme. Një nga ato lajme që në fakt nuk ishte lajm. Në terma taktikë mund të quhet një fake news, sipas modelit të të bërit politikë nga Lulzim Basha.  Bëj zhurmë, shpall republika apo revolucione, publiko lista oligarkësh dhe më pas kthe mendje rrugës, se ashtu ishte një muhabet.

Është e kuptueshme që Lulzim Basha  kërkon të ketë sa më shumë njerëz që i shkojnë nga pas në aventurën e tij për të mos hyrë në zgjedhje deri në momentin e fundit, por edhe në kapriçon e tij antidemokratike për të rikonfirmuar veten pas çdo humbje elektorale.

Por le të mos paragjykojmë dhe të shohim kush është përbërja e koalcionit opozitar dhe cilat qëllimet e tij. Lulzim Basha firmosi sot besëlidhjen e opozitës me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Nard Ndokën, Agron Dukën, Shpëtim Idrizin, e Monika Kryemadhin.

Të paktën katër nga këta kanë qenë në aleancë me zotin Rama, duke nisur nga miku Vangjel  që në krah të kryeministri aktual 6 vjet më parë premtonte Shqipërinë Europiane, e për të mos folur për paktet e partisë së Shpëtim Idrizit dhe Monika Kryemadhit me Rilindjen e udhëhequr nga zoti Rama. 

Të njëtët persona  sot angazhohen t’i japin fund tranzicionit në Shqipëri, por me udhëheqës Lulzim Bashën. Çfarë pritshmërish duhet të kemi nga ky koalicion opozitar? Pikëpyetjet janë të mëdha sidomos po të shohësh dhe platformën që u firmos ku thuhet se “Nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri pa u u vënë para përgjegjësisë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë krim elektoral duke nisur me Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknuri”

Edhe kërkesa në fjalë nuk është e re, Lulzim Basha e ka stërthënë sa herë del në protestë për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës bashkë me propozimin për qeveri tranzitore. Pyetja kryesore pas gjithë firmosjeve që bëri sot koalicioni opozitar është cili është lajmi në këtë rast, përveç zotit Basha që çdo dalje në televizor ndoshta ka filluar ta konsiderojë lajm.

Do pëbënte lajm psh hapja e partisë që drejton zoti Basha dhe promovimi i njerëzve të rinj, apo ndjekja në rrugë ligjore e shumë kontratave dhe tenderave të dyshimta të qeverisë Rama e cila po punon e qetë dhe pa strese nga kjo pikëpamje. Por lideri i opozitës ekstraparlamentare nuk ka asgjë seriozisht për momentin nga ato zhvillime që mund të demokratizojnë PD-në dhe distancojnë atë nga ish-aleatë të Edi Ramës apo akoma më keq klientë të tij në biznes. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.