Izraeli, një hap më afër Diktaturës

Postuar në 10 Prill, 2019 14:01

Gazeta e majtë izraelite, “Haaretz” shkruan sot përmes kryeredaktorit të edicionit anglisht, Bradley Burston për fitoren e Beniamin Netanyahut në zgjedhje për herë të pestë. Izraeli sipas tij, rrezikon të bjerë nën dikaturë jo pse Netanyahu po merr mandatin e ri, por sepse ky mandat i jep atij pushtet të amnistojë çdo shkelje dhe akt korruptiv që dyshohet se ka kryer deri më tani.

Burston vë në dukje edhe aspektin korruptiv në zgjedhje: 1200 kamera të fshehta urdhëroi Bibi të vendoseshin në qendrat e votimit në zonat arabe të vendit. Kamerat u zbuluan pas daljes së rezultatit, duke i dhënë rol kryeministrit si njeriu që qëndron i vëmendshëm ndaj ekstremistëve arabë. Një diversion që zhvendos vëmendjen nga situata politike në Izrael që me Netanyahun në krye projekton luftëra të reja në Lindjen e Mesme.

Numri i parregullsive ka prekur edhe fletët e votimit dhe puna e bërë ka qenë kaq e organizuar saqë të bën të mendosh se Netanyahu ka kohë që përgatitet për çdo skenar. Edhe për të papriturën e daljes në fushë të njeriu si Benny Gantz.

Ishin vetë zgjedhjet që dhanë provën më të sigurtë se Izraeli nën lidershipin e Netanyahut ka tranzituar drejt Diktaturës – Netanyahu shpreson që të shkëmbejë aneksimin e ngulimeve në Bregun Lindor me imunitetin nga ndjekja penale

shkruan Burston.

Kryeministri izraelit ka një aftësi të çuditshme të bëjë edhe miq të shumtë të huaj të flasin me mendimet e tij. Kështu pak kohë më parë, presidenti Brazilian deklaroi pas një vizite në Yad Vashem se “Nazizmi ishte një lëvizje e majtë”. Netanyahu kujdeset kështu që çdo asosacion mes të djathtës, apo të djathës ekstreme me Nazizmin të bëhet i pamundur për brezin e ri, me gjasë injorant në histori.

Netanyahu është bërë shteti

shton autori që u bie këmbanave për një model ngjitës që po sheh liderë që forcojnë pozitat, që bëhen autoritarë, që korruptojnë masivisht, që ankohen për mediat sa herë ka probleme, që përdorin çdo mjet për të ndarë shoqërinë mes tyre dhe të tjerëve.

Sa mandate dëshiron?

Ja pyetja në një talk show të porostiur.

Aq sa dua, aq sa mund të shërbej. Nëse mundem edhe 20 të tjerë. Apo 25

përgjigja e Netanyahut.

Demokracia është shqetësimi i fundit në këtë diskutim dhe vota e miletit që ka vënë veshët në dispozicion të manipulimit përligj çdo gjë. Nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron edhe te Perëndimi që pretendon se ka skeptrin e drejtësisë në botë. Erdogani është shpallur me kohë Diktator, apo autoritar. Netanyahu është lideri i një vendi demokratik, njësoj si Shqipëria që ka bërë përparime të mëdha. Apo si Gjukanoviçi. Apo si Edi Rama.

Bota sigurisht që po bëhet një vend më i pasigurtë, sikurse ajo nuk ndahet më në Perëndim dhe në Lindje. Por në të pasur dhe të varfër. Demokracia është një mit që po transferohet drejt së shkuarës. Kush të dojë le ta dashurojë atë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ok, demokracia eshte keshtu si thoni ju. Cfare modeli keshilloni ju, meqe kerkoni te deligjitimoni demokracine si forme qeverisje?

Submitted by redaksia on

Ndoshta nuk eshte dhene qarte, por ajo per demokracine ka lidhje me kontekstin e mesiperm. Pra fitorja e Netanyahut percjell kete mesah. Ndoshta mund te shprehej me mire. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.