Deputeti Braho: Do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës. T'i zbardhet edhe dosja "ruse"

Postuar në 08 Prill, 2019 15:00

 

Deputeti Spartak Braho ka deklaruar në një intervistë të sotme për gazetën “Dita” se do të kërkojë shkarkimin e Agron Tufës nga detyra e drejtuesit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Braho, i përfshrië në një polemikë me Tufën, thotë se kërkesa për shkarkim do të bëhet për shkak se Tufa abuzon me postin dhe përdhos me qëndrimet e veta Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Unë do të vazhdoj në të njëjtin qëndrim dhe do të këmbëngul t’u shkoj deri në fund atyre që thashë në komisionin e ligjeve. Edhe për shkarkimin e Tufës. Përderisa ata do të vazhdojnë ta quajnë luftën antifashiste “luftë civile”. Përderisa t’i quajnë dëshmorët terroristë. Tufa e ka quajtur Heroin e Popullit Mustafa Matohiti kriminel! Si mund të heshtet para këtyre fëlliqësirave që ndotin dynjanë me shpifje? Pra do të vazhdoj të mbroj luftën dhe dëshmorët dhe do të luftoj që këta palaço të mos lehin si qentë kur shikojnë hënën, pra të mos vazhdojnë të nxijnë historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Të mos harrojmë se Tufa është “prashitur” në Bashkimin e ri Sovjetik të kohës së Jelcinit. Do të kërkoj t’i zbardhet dosja dhe të shikojmë se ç’përfaqëson ai

shprehet deputeti Braho.

Këto ditë, shkrimtari Agron Tufa ka publikuar një dokument ku figuron Spartak Braho në cilësinë e drejtuesit të një gjykate që jep dënime me vdekje. Polemika nuk dihet mirë nga çfarë arsyesh ka filluar, por nuk përjashtohen arsyet elektorale. Nga ana tjetër, mundësia e shkarkimit të Tufës është reale, sepse Instituti është qeveritar, ndonëse i pavarur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.