FMN rrëzon skemën e qeverisë për biznesin e vogël
Për Fondin Monetar Ndërkomëbtar, përfshirja e 13 mijë bizneseve të vogla në zinxhirin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ka dhënë impakt të ulët në rritjen e të ardhurave tatimore. FMN ka bërë një analizë të sistemit të administrimit tatimor në Shqipëri, në bazë të një projekti që kishte me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për dhënien e asistencës teknike në këtë fushë.
Raporti thotë se përfshirja e biznesit të vogël në këtë skemë ka sjellë efekt negativ në punën e administratës tatimore, pasi kosto e kontrollit të bizneseve është më e lartë se të ardhurat që janë arkëtuar në buxhet.
“Zgjerimi i regjistrit të TVSH-së do të ketë një ndikim të vazhdueshëm negativ në kostot e punës së administratës tatimore, pa patur një efekt të konsiderueshëm në mbledhjen e të ardhurave”- thotë raporti.
FMN veçon po ashtu faktin e problematikës së rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, i cili në tetor të 2018-s arriti në 144 milion dollarë, nga ku rezulton se shumica e kompanive që nuk kanë marrë në kohë tvsh-në, janë eksportuese. Fondi nuk bie dakord as me politikat fiskale përjashtuese nga sistemi tatimor, siç është përjashtimi nga tvsh për sektorin e turizmit apo ulja e tatimit mbi fitimin për disa kategori biznesesh.
Add new comment