Erdogan inauguron Muzeun e Trojës
"Muzeu i Trojës është shembulli më i ri i përpjekjeve tona për të transmetuar historinë tonë tek gjeneratat e ardhshme. Troja, e përfshirë nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1998, është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike me një histori prej 5.000 vjetësh"- tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në përurimin e Muzeut të Trojës.
Presidenca turke publikoi një pasazh nga inaugurimi i Muzeut, duke shtuar se "Muzeu i Trojës do ta kthejë rajonin e Çanakales në një qendër të interesit për njerëzimin". Kjo vizitë vjen pas deklaratave kërcënuese të Erdogan, të cilat kulminuar me shprehjen "do të kthehen me arkivole ata që do të vijnë të marrin Stambollin"
Udhëheqja turke është duke promovuar një tregim të rregullt dhe sistematik të "historisë turke nga lashtësia". Vizita e Erdogan në muze ka një përmbajtje të qartë në funksion të zgjedhjeve lokale. Në të njëjtën kohë, partia e Erdogan (AKP) ka formalizuar bashkëpunimin e saj dhe me partinë nacionaliste (MHP).
Add new comment