Protestuesit rrethojnë ministrin (Video)
Opozita iu përgjigj me protestë lëvizjes së mazhorancës për të zhvilluar këtë të martë punimet e seancës plenare.
Ndonëse e kapur në befasi nga vendimi i konferencës së kryetarëve, PD dhe partitë e tjera ia dolën të mobilizojnë strukturat e tyre për të zhvilluar një protestë paralelisht me seancën plenare.
Presioni ndaj shumicës sa vjen e rritet dhe kjo u duk në pritjen që protestuesit i bënë ministrit Klosi dhe deputetëve, të cilët patën vështirësi për t’u futur në parlament. Në fjalën e tij Basha tha se kjo është një betejë që do çliroje vendin nga klika mafioze.
Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqini kapelet dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”- tha Basha
Add new comment