“A don pak dhunë, zotni”…

Postuar në 23 Shkurt, 2019 14:37
Frano Kulli

 

A don qymyr zotni”, është një refren i qytetit tem, një refren i qytetit të mjerë të poetit të hajthëm e shëndetlig-uragan i këngës së  mjerimit. 

I qytetit të Shqipërisë së mjerë të viteve ‘30  të shekullit të kaluar. Pak qy- myr, a don qymyr, zotni për  të ngrohë mjerimin tand. Për të ngrohë edhe mârdhen e mjerimin tim… Një refren si ky ngjan se është bërë sot fren i vendit tem”, përsëritja si një thirrje e  fjalës dhunë. Lakuar në të gjitha rasat e në të gjitha format.

Një refren që përsëritet më shumë se gjithçka tjetër, qysh prej ditës së parë në preludin e protestës së parë të madhe të datës 16 shkurt e vijon pa ia dá. Ambasadorët janë autorët. Të parët. E mbas  tyre, dërgata të tjera ndërkombëtarësh thër- rasin, gërthasin e gati në kor brohorasin:  Dhuna ju bën dëm-na thonë, dhuna është e keqe. Sikur të kenë shpikë planetin e paemër. Nuk duhet dhuna, për ne është e papranueshme dhuna,-thonë… Kështu po thonë e po thonë pa ia dá. Kanë marrë megafonat dhe iu drejtohen protestuesve.

Kujdes iu thonë: dhuna nuk duhet. Të  parëve iu drejtuan protestuesve imagji- narë. Imagjinarë, që rezultuan të ishin të  njëjtën me protestuesit realë. Protestuesit janë hallexhinj zotërinj  ndërkombëtarë. Janë prej atyre që u mun- gon buka e liria, u mungon e drejta e iu  tepron e padrejta. Nuk janë vjedhës, po janë të vjedhur, nuk janë shtypës, po janë të shtypur. Janë të pamundur për të paguar, po janë të burgosur. Për tridhjetë mijë lekë që s’i ka pasë është burgosur ai njeriu e ka …ndërruar jetë aty. Për tridhjetë mijë lekë të papasura, zotni ndërkombëtarë.

Për tridhjetë mijë lekë që edhe ato ia don ai…Ia don taksidari. Taksidari i Kryeministrit, ia don ministri, ia don shefi, ia don drejtori, ia  don zyrtari, ia don polici në rrugë me fletëg- jobën e dhunshme, si pusullë bakalli. Ia don  PiPiPi-ja, ia don oligarku fodull, ia don krimineli, ortaku i tij. Ia don prokurori, ia don gjykatësi. Ia don doktori i pashpirt, ia  don taksidari hajdut…Protestuesit janë studentë, zotërinj ndërkombëtarë, në shkolla të rrejshme. “Pranë dijës të panxënë” janë, zotërinj ndërkombëtarë.

Ndaj u ngritën në  protestë. Në një protestë të bukur, të njerëz- ishme e qytetare sa më s’ka. Të drejtë e të  hijshme sikurse në vendet tuaja, zotërinj ndërkombëtarë. Dhe nuk e di a e patë si e fikën. Me dredhi e me poshtërsi. Protestuesit janë gazetarë, zotërinj ndërkombëtarë. Që  fyhen përditë rëndë. Prej delirit të madhësh- tisë e prej delirit të narcisit(të hyrjes së vetes  në qejf). I quan kazan e sahan. I prek dinji- tetin atij që e çmon veten e profesionin. Të  papërulurit. Kurse të padinjitetshmin, ser- vilin, mercenarin, të shitshmin e ka blerë.

Atë që bën gjithë ditën trafik interesash me interesin e opinionit publik. Dhe e përdor  si lolo të oborrit të vet. Të oborrit të peran- dorisë së tij të rrejshme. E përdor dhe për- dorimin e tij e ushqen me djersën e të  mjerëve. Dhe e ka bërë pasunarë, oligark. Ka gjashtë vjet që e ka bërë dhe e bën këtë, zotërinj ndërkombëtarë. Nuk e di a e keni parë apo jo. Njerëzve këtu iu ka ardh shpirti me dalë, zotërinj ndërkombëtarë.

Njerëzit këtu janë në udhëkryq, me shpresën e venitur e të mjerë, zotërinj ndërkombëtarë. E mjerimi kërkon mëshirë, mor zotni, mjerimi nuk bën dhunë, mor zotërinj ndërkombëtarë. Djalëria po ikën prej këtu, se s’rrihet këtu.  Këtu nuk ka më shpresë, këtu ka veç mjer- im.  Dhunë bën i forti… A doni dhunë zotërinj? Po ja ku kishit dhunë; te kërpudha kishte dhunë. Veçse më së pari tek ai që e kishte vendosur aty. Në oborrin e pallatit të qeverisë (jo në oborrin e shtëpisë).

Burimi: Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.