Frano Kulli
“A don pak dhunë, zotni”…
A don qymyr zotni”, është një refren i qytetit tem, një refren i qytetit të mjerë të poetit të hajthëm e shëndetlig-uragan i këngës së mjerimit.
I qytetit të Shqipërisë së mjerë të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Pak qy- myr, a don qymyr, zotni për të ngrohë mjerimin tand. Për të ngrohë edhe mârdhen e mjerimin tim… Një refren si ky ngjan se është bërë sot fren i vendit tem”, përsëritja si një thirrje e fjalës dhunë. Lakuar në të gjitha rasat e në të gjitha format.