Një histori me ndërkombëtarë/Ypi: Ne nuk e bëmë dot Shqipërinë
Faksimilet e mëposhtme janë nga mbledhja e Asamblesë Konstituente më 12 prill 1939, e cila vendosi dorëzimin e kurorës së Mbretit Zog, Viktor Emanuelit të Italisë, perandor i Etiopisë. Po sjellim fjalën e Xhaferr Ypit, që flet me gjuhë praktike duke kombinuar dashurinë për shqiptarinë me nevojën sipas tij, që vendi të administrohet nga italianët sepse shqiptarët vetë dështuan.
Pas tij fjalën e merr Shefqet Vërlaci që do të bëhet edhe kryeministër. Ai përqendrohet te vlerësimi i figurës së Musolinit ndërkohë që pasi lë pas lavdet del aty ku është thelbi politikës së brendshme:
Dëshira jon ësht që gjuha, zakonet e ekzistenca e Kombit t’onë të jenë të siguruara
thotë ndër të tjera Vërlaci. Ai i beson procesverbalit të mbajtur për këtë qëllim në Legatën italiane duke shtuar se “froni i Shqipëris…qe në duar të një olgarshije që iku me mbretin që na la”.
Shumë pak ka ndryshuar Shqipëria që nga ai vit i largët që i preu rrugën historisë së saj. Dhe megjithë vlerësimin moral në distancë kohore, vështirë të thuash sot se Ypi dhe Vërlaci po thoshin vetëm të pavërteta…Por jo vetëm. Pavarësisht akuzave që u bëhen, ata sot ndoshta nuk do ta besonin as vetë sesa shumë dashurohen ndërkombëtarët në Tiranë, sepse mesa duket shqiptari beson vetëm te sovraniteti i Hakmarrjes apo gjakmarrjes.
s.zaimi
Shfletoni fjalimet në galeri(mund të ketë ndonjë pasaktësi):
Comments
Re
Shembull per sot kemi Kosoven, Libine dhe Sirine apo edhe Haitin se ku e kane shtene cizmet e ushtarit te huaj. Si keta Ypet dhe Verllacet kaplot Shiperia qe punojne vetem per te huajt.
Add new comment