Mellanosja që nuk i prish punë Shqipërisë
Socialistët janë sot në zi partiake sepse shefi u mellanos nga boja e Palokës. Këtë hall personal kryeministri doli ta ndajë me shqiptarët, duke thënë se imazhi i Shqipërisë pësoi një goditje të rëndë. Mos more, nëse do ishte çështje makiazhi, mund ta kishim zgjidhur me buzëkuq dhe pudër, kaq do ta kishte bërë Edi Rama për Shqipërinë, mjafton që të merrte meritat për negociatat.
Edi Rama ka kërkuar shumë shpesh vëmendjen e Europës ngado ku ka vajtur, si për atletet, por edhe për prirjen artistike, megjithatë kjo nuk e ka ndihmuar vendin tonë të hedhë ndonjë hap më tutje në raport me Brukselin.
Sado të kapet zoti kryeministër pas bojës së Palokës, Shqipërinë nuk e penalizon sprucoja e deputetit të PD, por mellanosja që i ka bërë imazhit të vendit qeverisja e tij, që nga kalorësi Tahiri që nuk njihte kushërinjtë e drogës e deri tek ish-recepsionisti i Spitalit Amerikan që fitoi 30 mln euro tendera me letra fallco. Për më tepër që Edi Rama vjen nga një rrugë që nuk është kujdesur shumë për imazhin e Shqipërisë kur ishte në opozitë, madje për kapriçot e tij Evropa u detyrua të argëtohet te lokal “Krokodili”.
Add new comment