Tarifa ndaj Serbisë nuk është politikë anti-amerikane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshkallëzuar së fundmi qëndrimin e tyre zyrtar kundër qeverisë së Ramush Haradinajt. Përmes një letre të publikuar në mediat kosovare pranë Hashim Thaçit, zv.ndihmës sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer u drejtohet tre drejtuesve kryesorë të shtetit të Kosovës, Presidentit, Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, me një mesazh shumë të qartë për domosdoshmërinë e heqjes së tarifës për malrrat serbe.
Palmer ka harxhuar edhe municionin e fundit duke i kujtuar palës kosovare atë që ka bërë SHBA për Kosovën:
Kosova nuk ka ndonjë mik më të mirë sesa SHBA. Kemi punuar për shumë vjet për të krijuar një të ardhme ku njerëzit e Kosovës të jetojë ashtu siç dëshirojnë në paqe. Beteja e Kosovës për liri tërhoqi imagjinatën e amerikanëve. Me mijëra diplomat amerikanë dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjen për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme sesi pas kaq shumë gjërave që kemi bërë së bashku, Kosova e vlerëson kaq pak miqësinë tonë sa të injorojë këshillën tonë
thuhet ndër të tjera në letër.
Është një ndër rastet e rralla kur raporti mes të dyja vendeve evidenton realitetin përtej retorikës së përditshme. Zoti Palmer është caktuar si teknicien që të flasë në emër të DASh, duke lënë të kuptohet se politika amerikane në këtë rast nuk lidhet me administratën e tanishme vetëm, por është e qëndrueshme dhe rrjedh nga një vizion për të ardhmen. Mirëpo ky lloj shantazhi është i ekzagjeruar dhe tradhëton një nervozizëm që nuk I lejohet edhe aq një fuqie të madhe.
Qëndrimi i Kosovës për tarifat mundet të ketë prishur disa ekuilibra, apo plane, porn ë asnjë rrethanë ai nuk përbën politikë antikamerikane. Kjo duhet sqaruar mirë dhe qartë nga qeveria në Prishtinë. Të kujtosh një investim të para 20 vjetëve duke ia atribuuar atë luftës heroike të një populli për të kërcënuar madje se këshilla e miqve nuk mund të injorohet kështu, në fakt sapo ke thënë një të vërtetë të madhe: Lufta e vitit 1999 ka qenë gjeopolitikë dhe aspak luftë humanitare dhe mbi këtë premisë duhen interpretuar të gjitha marrëdhëniet. Qeveria e z. Haradinaj e ka çështje mbijetese tarifën dhe taktikë shumë efektive ndaj Serbisë ku qeveris dikush që nuk I ka punët edhe aq mirë.
Nga ana tjetër edhe pozicioni i shqiptarëve duhet mirëkuptuar, ashtu si ai i serbëve që hyjnë në negociatë mbi premise nga më absurdet: refuzojnë pagesën e taksës për të cilën kërkojën ndihmën e mbarë botës, por pastaj thonë që nuk e njohim Kosovën. Kjo papajtueshmëri logjike bashkë me tërësinë e dokumenteve që e afirmojnë si legjitime pavarësinë e Kosovës, ka prodhuar këtë lloj asimetrie që konsideron më seriozisht atë që bën rolin e budallait.
Vendimi i qeverisë së Kosovës është Sovran, ndonëse mund të analizohet si i gabuar. Ai nuk është antiamerikan dhe në fund të fundit, dikush duhet të analizojë se deri sa do të zgjasë durimi serb në kushtet e kësaj tarife që po dhemb kaq shumë. Negociata i ka të gjitha, përveç besimit te miqtë e mëdhenj që kanë zakonin se kur vendosin mbyllin dyert.
Add new comment