Premtoi terminal autobuzësh, nisi ndërtimin e një qendre tregëtare
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/02/Eriol-Veliaj-sindaco-Tirana_2019_02_10_12.jpeg?itok=9duXHdVj)
Më 21 shtator 2018, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në Twitter njoftoi për ndërtimin e një terminali autobusësh në hyrje të qytetit të Tiranës.
“Jemi gati për ‘Tirana West Terminal’. Javën tjetër nisim Terminalin e Autobusëve interurbanë në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë dhe lidhjen multimodale me bus/biçi/taxi në pjesën tjetër të qytetit!”, shkruante kryebashkiaku në Twitter.
Premtimi i Veliaj për një park autobusash
Terminali i Autobusëve do të ngrihej në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore, që sipas Veliajt do t’i jepte zgjidhje hyrje-daljeve të autobusëve në Tiranë dhe shpërndarjen e pasagjerëve nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.
Imazhet 3D të parkut që do të ndërtohej
Sipas njoftimit të Veliaj punimet do të fillonin për një javë, pra rreth datën 27-28 shtator. Por siç duket edhe nga pamjet, punimet në vendin ku duhet të ngrihej parku i autobusave ka filluar, veçse jo për një terminal.
Punimet kanë filluar për një qendër tregtare dy-katëshe, me një kat nëntokësor për parkim dhe me sipërfaqe ndërtimi 19.290 m2. Leja e ndërtimit për këtë objekt është dhënë më 31 tetor të vitit 2018, pra diku më shumë se një muaj pas lajmërimit të kryebashkiakut Veliaj.
Njoftimi për punimet
Data e fillimit të punimeve për këtë qendër tregtare figuron vetëm 2 ditë më parë më 7 shkurt 2019 dhe afati i përfundimit të punimeve është 24 muaj pas datës së nisjes së këtij projekti. Mbikqyrës i ndërtimeve është shoqëria “Ersi” ndërsa qendra është në pronësi dhe zhvillim të Shoqërisë “Elkos” shpk. Ende nuk dihet se ç’u bë me premtimin e kryebashkiakut Veliaj për një park autobusësh dhe se përse në vend të tij po ndërtohet një qendër tregtare.
Burimi: https://dosja.al/u-harrua-premtimi-i-veliajt-per-nje-terminal-autobusesh...
Add new comment