Në Elbasan/Qazim Sejdini nis punën për kozmodromin "Rilindja". Do të dërgojë në hapësirë pordhët e Edi Ramës

Postuar në 08 Shkurt, 2019 01:39

Zbulohet projekti i parë që do të vihet në jetë nga Korporata e Investimeve e cila do të ketë kompetenca të vërteta për negociim dhe shpronësim pronash publike.

Ai është propozuar nga kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe parashikon ndërtimin e një kozmodromi në mjediset e ish-Metalurgjikut. Kozmodromi “Rilindja” është një projekt ambicioz që mendohet se do të vihet në zbatim potencialisht nga dy biznesmenë: Shefqet Kastrati dhe Ramë Geci në garë të egër mes njëri-tjetrit.

Në relacionin shoqërues të z. Sejdini është rekomanduar që përtej ndërtimit të kësaj vepre, të parashikohet marrja me qira e një sateliti, apo anijeje që do të udhëtojë në sistemin diellor me një dërgesë origjinale shqiptare: Pikturat e Edi Ramës, një flamur kuq e zi, një fotografi e Ramës në veshje popullore të stilizuar disi ndryshe, një copë dhe nga Surreli, këpucët shumëngjyrëshe që mban z. Rama në raft, kapuçi i famshëm që mbante në foton ku ha makarona sikur do ja marrë dikush tasin, si dhe atletet e samiteve. Lal Qazimi ka thënë duke qeshur me bashkëpunëtorët e tij:

Gjynah mos me më rikandidu Rama. Po ia çojmë pordhët në hapësirë!

Projekti synon Shqipërinë e gjeneratës tjetër por edhe anëtarësimin e saj në familjen e kombeve të hapësirës. Mund të imagjinohet qysh tani se objekti kuq e zi, me rekuizitën e artistit Rama që udhëton në hapësirë, në momentin e parë të pikasjes nga agjencitë hapësinore të mbarë botës do të ngatërrohet me ndonjë UFO, por efekti suprizë është një ndër ato elementë që nuk mund të shmanget.

Burime pranë z. Rama thonë se ky i fundit do të shkruajë një letër të gjatë në shqip dhe do ta fusë në një shishe që do të hidhet bashkë me anijen. Një mesazh që do u lexohet njerëzve të së ardhmes. Për realizimin e kozmodromit parashikohet vendosja e një takse mbarëkombëtare, që është edhe një ndër arsyet pse z. Rama flet për bashkim kombëtar.

Kështu pas pengesave të Erdogan për aeroportet dhe Air Albania, z. Rama po imponon një standard të ri.

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.