Der Spiegel: Tsipras, aleat i Erdoganit në BE
Me shumë vëmendje u ndoq nga shtypi gjerman vizita e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Turqi. Der Spiegel, vë në dukje se Greqia dhe Turqia janë rivalë historikë, por Presidenti Erdogan dhe kryeministri Tsipras kanë mbajtur “një lidhje të fortë - sepse përfitojnë nga tjetri "
"Dialogu ynë gjatë këtyre viteve ka qenë i sinqertë dhe i qëndrueshëm"-tha Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp dhe kujtoi se pas tentativës së grushtit të shtetit, Tsipras ishte një nga udhëheqësit e parë që e telefonoi. Në rrethin konfidencial kryeministri grek e ka përshkruar Erdoganin si një "tip serioz dhe të ndershëm".
Sipas Der Spiegel, Erdogan e sheh Tsiprasin si një prej aleatëve të paktë në Bashkimin Evropian. "Ata e dinë se kanë nevojë për njëri-tjetrin për çështje të ndryshme, ndonëse lista e dallimeve është e gjatë"-shkruan revita gjermane.
"Erdogan po shton presionin për dorëzimin e tetë ushtarakëve turq që dezertuan pas tentativës për grusht shteti. Është një dëshirë që Tsipras nuk mund ta përmbushë për shkak se cëcshtja e ushtarakëve po trajtohet nga sistemi i drejtësisë greke, i cili është i pavarur. Të dy palët po ashtu nuk pajtohen për Qipron dhe ishujt në Egje, por kanë interesa të përbashkëta në çështjen e emigrantëve. Në qoftë se Turqia ndërpresë marrëveshjen me BE-në, gjendja në Lesvos, Kios dhe Kos do të jetë krejtësisht jashtë kontrollit"-shton më tej Der Spiegel.
Add new comment