Qesharake, APP nis procedimin administrativ ndaj DH Albania më 18 janar
Komedia e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës nuk ka të sosur. Pas më shumë se tre muaj përballjeje mediatike dhe politike Agjencia e Prokurimit Publik njofton se vetëm procedimi administrative për DH Albania ka nisur vetëm në datën 18 janar 2019. APP njofton se në këtë datë i ka mbërritur kërkesa nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, që është bërë shkak për nisjen e procedurës.
Agjencia bën njoftimin publik për shkak se siç shprehet në shkresë, kompanisë në fjalë nuk i është gjetur adresa dhe i kërkon Dh Albania të njihet me provat. Duket se procesi nga OST dhe ARRSH ëstë hapur pas ndryshimit në drejtimin e Ministrisë, ndonëse më herët ka patur një hetim penal për skandalin e Unazës së Madhe që është njolla e zezë mbi bluzën e bardhë të Rilindjes.
Add new comment