Parlamenti Europian i lejon Draghit të jetë anëtar i grupit sekret G30
Parlamenti Europian ka vendosur dje të lejojë që presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi të vijojë të qëndrojë si anëtar i grupit të mbyllurG30 – Grupi i të Tridhjetëve.
Amendamenti i propozuar u rrëzua me 439 vota kundër dhe vetëm 181 pro, këta të fundit kryesisht nga e majta. Teksti final i rezolutës sanksionon se drejtuesit e Bankës Qendrore janë të lirë për të vendosur nëse do të marrin pjesë në forume, qofshin këto edhe të mbyllura…
Ai u adoptua me 500 vota pro dhe 115 kundër, 19 abstenime. Draghi është pjesë e G30 bashkë me shumë bankierë dhe drejtues të tjerë dhe kërkesa që ai të lërë anëtarësinë në këtë grup ndërkombëtar është bërë nga Avokati i Popullit të BE-së që thekson se aim err pjesë në një organizëm bashkë me subjekte të cilat BQE-ja i mbikëqyr. Mandati i Draghit mbaron në fund të tetorit të këtij viti.
Add new comment