Shtëpinë e ka bërë gruaja!!! A do ta kalonte dot vettingun Edi Rama?
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Ina Zupa. Ka deklaruar sot se shtëpia e Surrelit ku banon kryeministri Edi Rama kushton rreth 400 milionë lekë të vjetra. Ndryshe nga sa ka deklaruar Rama, sipas të cilit ai shtëpinë e ka bërë me ca lekë për të cilat nuk ndonjë shpjegim përfundimtar, Zhupa i referohet deklaratës së pasurisë së bashkëshortes së Ramës, Linda Rama.
Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë.
Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas.
Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.
Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro.
Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit,në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro
tha ndër të tjera Zhupa.
Çështja e shtëpisë së Surrelit ka marrë përmasë politike dhe për këtë ka ndikuar edhe vetë Rama. Kësaj shtëpie iu dedikua një emision dy orësh në televizionin kombëtar Klan, që investigoi duke i besuar verbërisht Kryeministrit. Deklarata e pasurisë është fakt, sikundër është fakt se liderëve socialistë ua paguajnë harxhet gratë e shtëpisë. A nuk ishte e ëma e Veliajt që i pagoi dasmën këtij të fundit?
Nisur nga kjo inkosistencë, pyetja nëse Edi Rama do ta kalonte apo jo vettingun merr rëndësi të madhe. Dhe vettingu në politikë do të duhet të merret patjetër edhe me këto gjëra.
Comments
Per kohe lufte nje shtepi e
Per kohe lufte nje shtepi e tille mund te beje pune!
Add new comment