Akademikët nxitojnë vetëm për të zgjedhur veten. Edhe pse ligji i ri nuk është miratuar ende

Postuar në 07 Janar, 2019 13:25

Gazeta “Panorama” shkruan sot për mbledhjen më 10 janar të Asamblesë së Akademisë së Shkencave ku sipas saj do të ngrihet komisioni që do të administrojë procesin zgjedhor dhe do caktojë datën e zgjedhjeve. Por ky process duket se i paraprin ligjit të ri që ende nuk është miratuar.

Me gjithë debatin e ndezur për reformimin dhe nxjerrjen e Akademisë së Shkencave nga apatia, akademikët po nxitojnë t’i “zgjidhin” punët me të vjetrën. Ndërsa ligji për Akademinë e Shkencave ende është në diskutim dhe nuk ka kaluar për miratim, nga ana e Akademisë së Shkencave vjen njoftimi për zgjedhjet e reja. Ky vendim erdhi pas kërkesës së një grupi akademikësh, mes të cilëve Floran Vila, Gudar Beqiraj, Petraq Petro, Jani Vangjeli, Kosta Barjaba, Muzafer Korkuti, Anesti Kondili, Bardhyl Golemi, Dhimitër Haxhimihali, Shaban Sinani. Kjo kërkesë i është drejtuar Këshillit Ekzekutiv të Akademisë së Shkencave në 17 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, kërkesë kjo që është marrë parasysh nga Këshilli, i cili në datën 26 dhjetor ka bërë me dije dakordësinë e tij dhe ka shpallur edhe datën e Asamblesë

shkruan gazeta.

Gjithë kjo akademi patjetër që di të ndërtojë edhe një alibi.

Ata e justifikojnë këtë kërkesë me mbarimin e mandatit të Sekretarit Shkencor në muajin shkurt dhe me ecurinë në “rrugën e duhur” të reformimit të institucioni, arsye që çoi edhe në dorëheqjen e Kryesisë së mëparshme. Duke iu referuar ligjit të vjetër, por edhe atij që ende nuk është miratuar, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve brenda muajit shkurt. Kështu që shumë shpejt do të mësojmë edhe datën e zgjedhjeve të reja, të cilat me siguri do të jenë gjatë muajit shkurt

vijon “Panorama”.  Kadaverizimi i kësaj trupe është fakt dhe këto manovra në fakt e provojnë një gjë të tillë, derisa vetë akademikët janë të fundit që u intereson reforma, por duan vetëm karrigen që ta ngrohin.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mos u merzisni se tani kendon hoxha me artopalant tek xhamia e re edhe per ju!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.