Falsifikimi me ushqimet Made in Italy/Në vitin 2017, krimi xhiroi 22 miliardë euro
Një pjesë e madhe e linjave të prodhimit dhe të shpërndarjes së ushqimeve Made in Italy kontrollohen nga krimi i organizuar. Këtë pohon në një intervistë për EUROBSIT, Stefano Masini, profesor dhe përfaqësues i Obervatorit për Krime në Bujqësi dhe Zinxhirin Ushqimor sipas të cilit situata paraqitet shumë shqetësuese.
Ushqimi në vetvete, prodhimi, transporti dhe shpërndarja në treg, janë bërë të gjithë sektorë i interesit të veçantë për krimin e organizuar. Përfshirja e tyre konsiston në kontrollin e të gjithë zinxhirit furnizues të supermarketeve, menaxhimin e transportit dhe sektorin distributor dhe eksportin e produkteve false Made in Italy
thotë Masini.
Sipas tij, krimi ka futur duart edhe në rrjetin e katerngut dhe restoranteve, në Itali dhe më gjerë, duke ngritur një industri të tërë pas së cilës fshihen aktivitete si trafiku i drogës. Një prej produkteve të shitura me etikëtë Made in Italy dhe i falsifikuar është Parmigiano Reggiano, djathi i njohur kaçkavall.
Këto aktivitete gjeneruan një xhiro të përgjithshme prej 22 miliardë eurosh në vitin 2017
është shprehur Masini.
Problemet që shtron ky realitet janë serioze që nga shëndeti e deri te penetrimi i krimit në ekonomi apo larja e parave. Një shembull tjetër është edhe përfshirja e produkteve false në eksport. Rasti më i fundit është ai i eksportit të vajit të ullirit në SHBA, nën etiketën “extra virgin olive oil”, por që në të vërtetë rezultoi se ishte vaj bërsish i një cilësie shumë më të ulët.
Falsifikimi deri në këtë nivel tregon kapacitete organizative që arrijne të thyjenë barrier të tëra shtetëtore kontrolli dhe filtrimi, çka na jep të kuptojmë fare mirë se çfarë ndodh me importin e ushqimeve drejt Shqipërisë ku kontrolli është minimal e shpesh herë fiktiv.
Add new comment