Italianët grabisin me eskavator paratë e pensioneve (Video)
Grabitja që ndodhi të mërkurën në një autostradë të Barit është e denjë për një skenar hollivudian. Grabitësit përdorën një eskavator për të shqyer furgonin e blinduar ku nodheshin 2.3 milionë euro që do të shpërndaheshin për pensionistët.
Grabitja që ndodhi të mërkurën në autostradën që lidh Barin me qytetin e Materas. Fillimisht ishin dy trajlera që i prenë rrugën mjetit të blinduar. Më pas autorët neutralizuan 3 punonjësit e sigurisë dhe vunë në punë eskavatorin për të çarë më dysh furgonin. Në pak sekonda çekiçi hapi edhe kasafortën që kishte në brendësi 2.3 milionë eruo.
Me të marrë paratë autorët i vunë flakën furgonit të shkatërruar dhe dy traljerave që përdorën për të kryer grabitjen. Tre punonjësit e sigurisë nuk pësuan lëndime dhe u lanë të lirë nga grabitësit.
Add new comment