2019-a, vit i mirë për ekonominë globale

Postuar në 26 Dhjetor, 2018 10:35
EDWARD HADAS / REUTERS BREAKINGVIEWS

2019-a do jetë një vit shumë i mirë për  ekonominë globale.  Do të ngjasojë shumë me 2018 dhe 2017, ndoshta dhe me  vitin 2020 dhe 2021. Rritja ekonomike do të jetë mjaft e fortë në shumicën e vendeve.

Banka Botërore beson se nën kufirin e varfërisë jetojnë ata që shpenzojnë më pak se 1.90 $ në ditë. Sipas Universitetit të Oksfordit, në vitin 1950 përqindja e popullsisë së botës që jetonte me pak të ardhura ishte rreth 72%. Vlerësimet fillestare nga ana e Bankës Botërore për vitin 2018 janë se shifra ka rënë në  8.6% nga 10% që ishte në vitin 2015. Përqindja e popullsisë botërore që jeton pa qasje në rrymë elektrike është ulur rreth 0.3 pikë përqindjeje. Ndërsa numri i fëmijëve që nuk ndjekin shkollën është  zvogëluar me rreth 5 milionë çdo vit.

Edhe në Afrikë gjërat po përmirësohen. Përqindja e fëmijëve afrikanë që vdesin në pesë vitet e parë të jetës ra në 8% në 2015 nga 21% që ishte në vitin 1975. Rritja e pasurisë vjen nga përmirësimi i shëndetit botëror. Në 10 vitet e fundit të ardhurat për frymë në Afrikën sub-Sahariane u rritën me 40%. Megjithatë luftërat civile, kryesisht në Afrikë kanë bërë që  dy vitet e fundit të rritet me 0.2% përqindja e popullsisë së botës që është e kequshqyer. Parashikimet flasin për përmirësim të mëtejshëm në 2019.

Ne gjithashtu kemi disa arsye për të besuar se 2019 do të jetë një vit i mirë. Rritja ekonomike në shumë vende të varfra duket premtuese. Qasja më e madhe në arsim dhe shëndetësi prodhon punonjësit më të mirë të cilët mbështesin institucionet e forta dhe ata nga ana tjetër  janë garanci për investimet më të mëdha. Dhe investimet gjenerojnë paratë e nevojshme për koston e lartë të arsimit dhe shëndetësisë.

Qeveritë këqija  ngadalësojnë progresin, duke kaluar në dështim total si në rastin e Venezuelës. Rënia pothuajse pandërprerë e shifrave të varfërisë globale dhe injorancës janë me siguri lajmi më i mirë në historinë e ekonomisë. Për llogaritë  e politikës, megjithatë, gjërat nuk janë dhe aq mirë. Në shumë vende, të pasurit dhe të varfërit tregohen më  lumtur kur sundohen nga qeveri nacionaliste, autoritare dhe ekstremiste. Kina është shembulli kryesor. Kjo është shqetësuese për shkak se lufta është ndoshta faktori i vetëm që mund të ndalë progresin global.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.