Partia e shokut Edi...
Edi Rama, kryeministër, kryetar partie, ka sqaruar sot se çfarë është disktutuar në mbledhjen e kryesisë së saj. Zoti Rama ka pranuar se socialistët nuk janë të pagabueshëm. Dhe me gabimin në këtë rast, ai amniston fajet, përgjegjësitë penale të njërit ministër dhe një tjetri. Gabimet janë të tilla kur shpallen prej vetë këtij zotërie, pasi në raste të tjera ato janë llafe kazani.
Kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit, domosdoshmërinë e një raporti me shoqërinë ku shoqëria e zëri i shoqërisë të gjejë më shumë hapësirë dhe dëgjimin që meriton në partinë tone
tha ndër të tjera z. Rama.
Kush i beson më këto përralla? Ka mbetur më shqiptar që dëgjon me mendje këto që thotë ky zotëri? Që do të bëjë kohën e mirë dhe të keqe në këtë vend? Që e ka partinë si pare xhepi…Shpresojmë që jo. Gabimet bëhen dhe mirëkuptohen kur vullneti politik shkon kah interesit të shoqërisë. Gabimet nuk mund të fallen kur ato siç është edhe ky rast, përputhen në fakt me vullnetin e vetëm që manifeston ky subjekt: të vjedhim sa më shumë.
Dhe këputja e ndonjë ministri është asgjë më shumë sesa spoti publicitar i radhës. Sepse kjo është qeverisja për popullin: drejtim publicitar. Sa për Partinë e dashur Socialiste, ajo është katandisur në ditët e dikurshme të nënës së vet kur edhe tallej me vargjet e mëposhtëme:
Delegatët gjatë seancës
kthenin sytë nga Presidiumi
veç Enverit që po fliste
Gjithë Byronë e kish zënë gjumi.
Si maçok gërhiste Pilo
Rita shtrirë në krahun tjetër
Pak më lart po fle Adili
Jargët i kullojnë në letër.
Pilo ecte me parimin
Larg o Zot nga bytha ime
Mbylle gojën rri dëgjo
Kush nuk flet nuk bën gabime
Add new comment