Meta i kthehet naivitetit. Dhe një iso për Lulin!

Postuar në 21 Dhjetor, 2018 22:18

Një ditë pasi parlamenti rrëzoi brenda 24 orësh dekretin e presidentit që ktheu për rishqyrtim Ligjin e Tatimit mbi të ardhurat, Ilir Meta ka lënë të kuptohet se marrëzia e deputetëve socialistë meriton të trajtohet me deklarata të një naivitetit kronik që te Meta aktivizohen sa herë kërkon t’u shmanget komenteve të drejtëpërdrejta. Kujtojmë që deputetët e PS u njoftuan të mërkurën se duhet të mblidheshin në ambjentet e sallës së seancave plenare për të shyrtuar dekretin e presidentit, të cilin e rrëzuan me votë më pas në seancë. 

“Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre”-theksoi Presidenti gjatë një vizite në Pogradec.

Presidenti e ktheu mbrapsht ligjin që parashikonte uljen nga 15 në 8% të tatimit mbi dividentit me argumentin se ai shtrinte efektet edhe para hyrjes në fuqi të ligjit. Meta u pyet edhe për rrëzimin nga kuvendi të nismës së PD-së për vettingun në politikë, duke mbajtur krahun e PD-së.

Vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij që të kemi një ndarje të qartë të politikës nga aktivitetet kriminale”-deklaroi Meta, duke i qëndruar kështu një isoje që PD-ja e Lulzim Bashës e përdori më shumë për t’u kthyer në parlament sesa për pastrimin e politikës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.