Rast klinik! (Video)
Nëse ballafaqon Erion Veliajn me veten, rasti i tij është klinik. Personazhi që ka ngritur një lapidar meritash për punën e tij si kryebashkiak ka vetëm një mënyrë për të justifikuar dështimet dhe mungesën e sinqeritetit, të mashtrojë publikisht pa teklif, aq sa ka filluar t’i besojë edhe vetë gënjeshtrat që artikulon publikisht.
Këtu i jep dorë terreni ku vepron, pasi shoqëria është një fazë që nuk i kushton vëmendjen e duhur paqëndrueshmërive të këtij karakteri, aq më tepër kur demostrohen publikisht nga një kryetar bashkie.
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak këtë të premte ai tha një tjetër rreng të madhe për kartën e studentit të cilin e ka premtuar me mëngë të përveshura që në 2015. Sipas tij Bashkia nuk mundi ta japë këtë kartë, pasi Ligji për Arsimin e Lartë ua kaloi këtë kompetencë universiteteve.
Ky ligj u miratua në parlament në korrik të vitit 2015 dhe për çdo deklaratë të bërë para kësaj date Veliaj mund të amnistohet me argumentin se nuk ka qenë në dijeni për ndryshimet ligjore, pamvarësisht se edhe kjo ha diskutim. Por ajo që nxjerr zbuluar Veliajn është vetë donkishotizmi i tij. Ai ka premtuar të paktën edhe dy herë të tjera pas kësaj date pajisjen e studentëve me kartë, siç tregon edhe kjo video.
Add new comment