Kisha Ukrainase shpall Autoqefalinë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/12/poro_2018_12_15_21.jpg?itok=yKd8fs4G)
Ukraina zgjodhi Mitropolitin, Sergiy Dumenko si kreun e Kishës së re Autoqefale Orthodokse, duke shënuar shkëputjen historike me Rusinë, ndarje të cilën Kievi e konsideron të nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e vendit.
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha në fjalën e tij se "Ukraina nuk mund të jetë territori kanonik i Kishës Ruse. Në nëntor të këtij viti Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, miratoi pavarësinë dhe autoqefalinë e Kishës Ukrainës"
Sipas tij, çështja e dhënia e autoqefalisë së Ukrainës, është një çështje e sigurisë kombëtare të vendit. "Sot kemi fituar pavarësinë tonë shpirtërore, e cila mund të krahasohet me pavarësinë politike"-tha Poroshenko.
Add new comment