Studentët derdhen në rrugën e Durrësit (Live)

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 11:08

Studentët po mbajnë sot ptotestën më masive që prej nisjes së lëvizjes për të drejtat e tyre dhe tarifa më të ulëta në universitete.

Në të gjithë vendin është lajmëruar bojkoti i auditorëve dhe bashkimi me protestën që zhvillohet në kryeqytet. Mësohet se protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistët që po ashtu kanë refuzuar të hyjnë në mësim.

Studentët kanë refuzuar ftesën për dialog të bërë nga kryeministri duke i kërkuar të firmosë 8 pikat që ata i kanë bërë të ditura.

Studentët i kanë vënë ultimatum qeverisë që deri në orën 16 të plotësojë kërkesat në të kundërt ata do përshkallëzojnë reagimin, duke refuzuar çdo dialog me qeverinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.