GJED: Britania e lirë të anullojë BREXIT
Me një vendim urgjent, vetëm një ditë para votimit të planifikuar të parlamentit britanik për marrëveshjen e Brexit Gjykata e Europiane e Drejtësisë, thekson se "Mbretëria e Bashkuar është e lirë të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga njoftimi për daljen nga BE".
Sipas këtij vendimi qeveria britanike mund të përmbysë BREXIT pa u konsultuar me vendet e tjera anëtare. Kjo marrëveshje është në qendër të kritikave të ashpra nga deputetë të opozitës dhe partisë në pushtet.
Kryeministrja e Britanisë Teresa Mei paralajmëroi parlamentarët britanikë se refuzimi i marrëveshjes do të thotë një pasiguri të madhe për vendin.Sunday Times shkruan se Mei pritet të shtyjë votimin dhe të shkojnë në Bruksel javën e ardhshme për të kërkuar kërkuar kushte më të mira për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
#ECJ: UK is free to unilaterally revoke the notification of its intention to withdraw from the EU – Case C-621/18 Wightman #Brexit pic.twitter.com/KUOI2eQ48C
— EU Court of Justice (@EUCourtPress) December 10, 2018
Add new comment