BE miraton “divorcin” me Britaninë
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së s miratuan divorcin me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe deklaratën politike që sanksionon marrëdhëniet me Britaninë pas Brexit. Para takimit kreu i Komisionit, Zhan Klod Junker nuk e fshehu keqardhjen për këtë vendim.
“Sot është një ditë e trishtuar, të shohësh një vend si Britania e Madhe të largohet, por do të bëja të njëjtin koment edhe për të gjithë të tjetër, distancimi nga BE-ja nuk është një moment gëzimi apo festimi, ky është një moment i trishtë, një tragjedi”-theksoi Junker.
Më herët kryeministrja britanike Tereza Mei u dërgoi një letër të hapur kundërshtarëve politikë, ku thoshte se marrëveshja ishte në të mirë të interteresit kombëtar të Britanisë së Madhe. Por sfida më e vështirë për shefen e qeverisë së Londrës tashmë është parlamenti britanik. Marrëveshja do të votohet në dhomën e ulët gjatë dhjetorit dhe Mei nuk ka as gjysmën e deputetëve që duhet t’a mbështesin për ta miratuar marrëveshjen.
Add new comment