EKMA ALBANIA gjobitet për fitimet dhe abuzimet me kontratën

Postuar në 23 Nëntor, 2018 17:56

EKMA Albania, kompania që ka me konçesion tregun Agroushiqimor në Tiranë është gjobitur me 9.99% të xhiros vjetore nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, e cila i korrespodon një vlere prej 500 mijë dollarësh.  

Pas një hetimi disa mujor Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se kjo kompani e cila ka në pronësi tregun e vetëm të shumicës në kryeqytet, nga ku furnizohet afrësisht gjysma e popullatës së Shqipërisë, u vendos kushte të padrejta qytetarëve dhe qiramarrësve të ambientëve të saj.

Kompania sipas ekstraktit të kësaj kompanie të publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit administrohet nga Klodian Allajbeu dhe është nën pronësinë e Haxhi Bardhit dhe kompanive Anamark e Agromark.

Shkeljet e gjetura nga hetimi i Autoritetit të Konkurrencës:

-Ndërmarrja vendos çmime dhe kushte të padrejta tregtimi, duke i detyruar

tregtarët qiramarrës të paguajnë një çmim më të shtrenjtë të energjisë elektrike

nga ai që duhet të paguajnë realisht sipas faturave të lëshuara nga OSHEE, si dhe

UKT;

- Nëpërmjet “kontratës tip” të qirasë të aplikuar për qiramarrësit që operojnë në këtë

treg Agro - Ushqimor, ndërmarrja “EKMA Albania” SHPK vendos kushte

diskriminuese dhe të padrejta tregtimi;

- Aplikon kontrata, të cilat përmbajnë kushte imponuese vetëm për njërën palë të

kontratës – qiramarrësin, duke i bërë të pavlefshme kushtet e përgjithshme të

këtyre kontratave, që sjellin një humbje ose dëmtim të shpërpjesëtuar të interesave

të palës kontraktuese;

- Detyron qiramarrësin të negociojë muaj për muaj për çmimin e saj, duke krijuar

paqëndrueshmëri financiare për qiramarrësin dhe duke e vendosur këtë të fundit

në kushte të pafavorshme konkurrence, si dhe duke e detyruar të paguaj një

garanci të vlefshme me pagesën e 2 muajve, pa u marrë përsipër, as edhe një gjë

nga ana e qiradhënësit.

- Kjo ndërmarrje aplikon çmime shumë të larta qiraje krahasuar me mesataren e

zonës gjeografike;

- Çmimet e aplikuara i mundësojnë shoqërisë një normë fitimi shumë të lartë, prej

76.1%;

 

Më 25 qershor, Autoriteti urdhëroi hapjen e një “hetimi të thelluar” për të parë nëse krijimi i një tregu privat disa vjet më parë dhe mbyllja mes protestave e një tregu tjetër privat me urdhër të Bashkisë Tiranë, në atë kohë të drejtuar nga Lulzim Basha, kishte krijuar apo jo “kufizim të konkurrencës”, si dhe Ministrisë së Bujqësisë të qeverisur në atë kohë nga koalicioni PS-LSI.

Autoriteti thekson se krijimi i këtij tregu dhe pozicioni i tij monopol është paraprirë nga dy vendime, njëri i Ministrisë së Bujqësisë dhe tjetri i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Fillimisht ishte ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili firmosi një udhëzim, i cili nuk i referohet asnjë ligji por thotë se tregu agro-ushqimor me shumicë duhet të “jetë jashtë vijës së verdhë” si dhe disa kritere të tjera. Pastaj ishte Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili në prill 2015 miratoi një vendim të ngjashëm duke iu referuar udhëzimit të Panaritit.

Në hetimin paraprak, Autoriteti vëren se këto dy vendime kanë krijuar efektivisht një monopol në treg. Sipas bilancit të kompanisë fitimet e saj neto në vitin 2016 ishin 307 milionë lekë nga të ardhura totale prej afro 500 milionë lekësh. Ndërsa gjatë vitit 2017, kompania kishte 500 milionë lekë të ardhura dhe 323 milionë lekë fitime neto, me një normë fitimi në raport me të ardhurat prej 65%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.