Bythëlëpirja përmes "keqpërkthimit"
Televizioni gjerman “ARD” ka realizuar një dokumentar të shkurtër për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që së fundmi hapi një ekspozitë me punimet e veta. Dokumentari kombinon planet e ekspozitës, pjesë të karrierës së z. Rama dhe prononcime të këtij të fundit.
Mes të tjerave Kryeministri thotë se:
Është e sigurtë që unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave
Një pohim që imunizon me elegencë vanitetin e një deklarimi të tillë.
Mediat pranë pushtetit kanë rendur ta publikojnë këtë material nën titullin: Rama për median gjermane: Jam kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri!”
Me këtë titull e kanë qarkulluar edhe të ashtuquajturat media opozitare që keqpërkthimin e servilëve e marketojnë si politikë editoriale. Nuk është e qartë nga buron një shtrembërim I kësaj natyre, por ai pak ka të bëjë me profesionalizmin. Tituj kaq të virtytshëm mundet që nesër të konsiderohen shpifje nga Timonieri që nuk është çudi të pësojë ndonjë krizë modestie në fund të mandatit.
Add new comment